Flash News

KRYESORE

Zëri i Amerikës citon Departamentin e Shtetit: Vizita e Palmer nuk ka lidhje me krizën politike

Zëri i Amerikës citon Departamentin e Shtetit: Vizita e Palmer nuk ka

Zëri i Amerikës mohon se vizita e zv/ndihmës Sekretar të Shtetit, Mathew Palmer ne Tirane ka lidhje me krizën politike në vend, por bëhet fjalë për një vizitë të programuar më parë, pjesë e një turi diplomatik të tij në disa vende të rajonit.

“Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës në atë kohë, se zoti Palmer “i këshilloi” dy kryetarët e partive 'kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë' si dhe të hedhin poshtë dhe të dënojnë publikisht gjithë dhunën”, shkruan Zëri i Amerikës.

Zbulohet se Palmer ka pasur një bisedë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe atë të LSI-së, Monika Kryemadhi, pas protestës së 16 shkurtit ne Tirane, para Kryeministrise. Zoti Palmer do të vijojë nesër takimet me Presidentin Ilir Meta dhe drejtuesë të opozitës.

Të fundit