Flash News

KRYESORE

Zëri i Amerikës: DEA ndikoi në goditjen e katër grupeve kriminale

Zëri i Amerikës: DEA ndikoi në goditjen e katër grupeve

Zëri i Amerikës i ka dedikuar një kronikë të zgjeruar arrestimeve të ditëve të fundit, të cilat sipas Policisë së Shtetit u finalizuan me goditjen e katër grupeve kriminale.

Në lajmin e ‘VOA’, zbulohet për herë të parë së në këtë operacion të gjërë , i cili vijon ende në territorin shqiptar, ishte e përfshirë edhe DEA amerikane.

“Burime të besueshme bënë me dije se përkrah policisë shqiptare në këtë operacion dhe hetime dyvjeçare kanë qëndruar edhe ekspertë të agjencive të antidrogës amerikanë, gjermanë dhe shtete të tjera të prekura nga kjo veprimtari kriminale”, shkruan Zëri i Amerikës.

Ministri Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kanë theksuar në daljet publike se ata kanë pasur bashkëpunim të ngushtë me disa agjenci të huaja, por pa dhënë emrat e tyre.

Të fundit