Flash News

KRYESORE

Zëri i Amerikës: Kaos me Gjykatën Kushtetuese, duket se nuk ka rrugëdalje!

Zëri i Amerikës: Kaos me Gjykatën Kushtetuese, duket se nuk ka

Pas dekretimit që presidenti Ilir Meta i bëri gjyqtares Marsida Xhaferllari në Gjykatën Kushtetuese, ky institucion bëhet me gjashtë anëtarë, por si rrallë ndonjë herë, me dy të emëruar për të njëjtën vakancë.  Situata bëhet e komplikuar për këtë institucion, pasi për vakancën e dytë, kreu i shtetit njeh si gjyqtare Xhafellarin, kurse parlamenti Arta Vorpsin.

Zëri i Amerikës shkruan për këtë ngërç. Pasi bën një pasqyrim të situatës,  thekson se situata duket pa rrugëdalje, për sa kohë vetë Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit.

“Pas veprimit të sotëm të presidentit, për të njejtin vend të Gjykatës Kushtetuese tani janë dy anëtare, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari.

Emri zonjës Vorpsi u shpall në fletoren zyrtare, megjithatë ajo nuk mund ta fillojë detyrën pa bërë betimin tek presidenti Meta. Në bazë të vendimit të sotëm, presidenti Meta pritet të thërrasë për të bërë betimin zonjën Xhaferllari. Është ende e paqartë nëse emërimi i saj do të shpallet në fletoren zyrtare apo jo.

Në të gjithë këtë kaos, duket se nuk ka rrugëdalje, përsa kohë, Gjykata Kushtetuese, i vetmi organ mbi institucionet e tjera, është vetë, ende jashtë funksionit”, shkruan VOA.

Ngërçi/ Gjykata Kushtetuese bëhet me 6 anëtarë, por me dy të emëruar për një vakancë

Të fundit