Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zëri i Amerikës komenton deklaratat e Presidentit: Meta foli për komplot ndërkombëtar
Zëri i Amerikës ka publikuar sot një artikull ku komenton deklaratat e ashpra që presidenti Meta bëri sot gjatë një konference për shtyp.
“Në Shqipëri presidenti Ilir Meta u shfaq sot përpara publikut duke folur më tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ambasadave perëndimore që sipas tij po e mbështesin atë.
Zoti Meta tha se më 30 Qershor shqiptarët "evituan një kurth dhe komplot të kurdisur prej kohësh për të ushqyer me çdo kusht dhe çdo cmim përplasjen civile". Ai foli për një komplot bazuar sipas tij, në parimet e "Shtetit brenda Shtetit” që synon kapjen e Shtetit “jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vendet e tjera që vuajnë nga fenomeni i Shtetit paralel dhe axhendave të nëndheshme që janë një komplot kundër demokracisë dhe sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore”.
Prapa gjithë kësaj skeme, sipas zotit Meta, qëndron multimiliarderi George Soros dhe familja e tij, ndaj të cilëve ai kishte këtë qëndrim: “Ilir Meta nuk është i rracës së Gruevskit, është president i Shqipërisë dhe do i dalë për zot Shqipërisë. Eshtë i rracës së Avni Rustemit dhe disa të tjerëve si Mic Sokoli, Vojo Kushi e të tjerë”.
Duke ju drejtuar kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 30 Qershorit, ai foli për një “turp e skandal, as 10 përiqnd nuk ka marrë, le të mbushin kuti tërë ditën me organizatën socialiste në KQZ, me Kolegjin socialist, tregon se çfarë reforme në Drejtësi po bën, nga Reformë e ka bërë Ramaformë. Këto janë gjëra të turpshme e skandaloze që nuk mund të ndodhin në një shtet të së drejtës e që do të anëtarësohet në BE. Për mua demokracia është e panegociueshme, nuk e negocioj me asnjë ambasdadë e asnjë shtet”.
Presidenti i vendit ishte i qartë në pozicionin e tij se zgjedhjet e 30 Qershorit ai nuk i njeh. “Zgjedhjet janë më 13 tetor. Dekretin e presidentit vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta diskutojë. Prandaj gjithë këto pallavra, KQZ-ra, rezoluta të Kuvendit socialist me opozitën e re të skandalit të unazës së re, dhe me Kolegjin socialist, nuk ka njeri që mund të vërë në diskutim këtë gjë, duhet të jemi krejtësisht të qartë dhe do të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që kanë shkelur ligjin”, u shpreh presidenti duke dhënë dhe propozimin e tij për kapërcimin e situatës. “Më 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme dhe zgjedhje për presidentin, dhe unë do kandidoj si president, me këto kompetenca dhe Edi Rama dhe Kuvendi socialist që nuk më duan mua, të vënë kandidat kë të dëshirojnë. Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë të tmerrshme të përfaqësimit që të mos na ndodh sërish 2 korriku”.
Zoti Meta nuk dha ndonjë shpjegim se si mund të shkohej te ky propozim i tij, kur të paktën për zgjedhjen e presidentit do të duhet të ndryshohet kushtetuta. “Ky është propozimi im, nëse dikush tjetër ka ndonjë propozim tjetër, le të vijë. Nëse ka ndonjë propozim ndonjë ambasadë që flet për dialog, por nxit sherr në Shqipëri, ta bëjë. ta dëgjojmë. Asnjë propozim që dhunon parimet e shtetit të së drejtës unë nuk e pranoj. I kërkoj zotit Rama të tregohet serioz e i përgjegjshëm. I ftoj dhe përfaqësuesit e huaj të mos bëhen qesharakë, se jemi vend I Natos, kemi 10 vjet, të mos tallen me kushtetutën tonë”.
Ai shkoi dhe më tej kur tha se “kush e do Shqipërinë, një koloni, që të pastrojë lekë, që të jetë bazë operacionale e krimit të organizuar ndërkombëtar, një Kolumbi në Europë, Jo nuk kemi nevojë, boll e kanë aty ku e kanë, apo dhe një vend që të krijojë problem në Ballkan mua më ka kundër si President i Shqipërisë, dhe si qytetari, Ilir Meta. Kjo duhet të jetë e qartë”. Kreu i Shtetit u duk qartë se e kishte sërish më përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtarë kur u shpreh se “është mirë që të mos e provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim. Eshtë mirë. Se nuk jam vetëm, se janë shumë shqiptarë që do të bëjnë çdo gjë për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe demokracinë. Rrugë për në Korenë e Veriut, Shqipëria nuk ka për të bërë e kishte 40 e ca vjet”.
Zoti Meta bëri përgjëgjës për krizën kryeministrin Edi Rama “dhe ata që e nxisin në këtë rrugë të konfliktit dhe të instalimit praktikisht të një junte që ka asgjësuar cdo parim të Shtetit të së drejtës, që kërkon të asgjësojë çdo institucion dhe kërkon të nxjerrë Shqipërinë nga rruga e integrimit europian”./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38