Flash News

KRYESORE

Zëri i Amerikës: Kostelancik takime me drejtuesit e shtetit në Tiranë, por jo me Metën

Zëri i Amerikës: Kostelancik takime me drejtuesit e shtetit në

Drejtori i Zyrës për Evropën Jugore e Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit David Kostelancik u takua me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe përfaqësues të ndryshëm të spektrit politik ditën e sotme në Tiranë.

Media e financuar nga DASH, “Zëri i Amerikës”, raporton se ajo që ra në sy ishte mungesa e një takimi me Presidentin Ilir Meta.

Zyrtari i lartë amerikan pati bisedime me Kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi dhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa në nivel politik me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, Sekretarin e Përgjithshëm socialist Taulant Balla si dhe dy deputetët opozitarë që janë pjesë e parlamentit Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni.

Mësohet se zhvillimet politike në vend, dhe çuarja përpara e reformave, si ajo e Drejtësisë dhe Reforma zgjedhore, duket të kenë qenë temat kryesore të bisedimeve.

Kostelancik u emërua në detyrën e Drejtorit të Zyrës për Evropën Jugore e Qendrore vetëm dy muaj më parë, në përfundim të misionit diplomatik në Hungari, si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuara.

Vizita e tij në Tiranë është e para në rajonin e Ballkanit, i cili duket se ka rifituar një tjetër vëmendje pas emërimit pak ditë më parë të Zëvendës Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane, Mattheë Palmer si përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Të fundit