Flash News

KRYESORE

Zëri i Amerikës: Masiviteti i protestës detyroi qeverinë të tërhiqet

Zëri i Amerikës: Masiviteti i protestës detyroi qeverinë

'Zëri i Amerikës' ka pasqyruar protestën e studentëve, të cilët kërkojnë ulje të tarifave shtesë të shkollimit. Në kronikë, ndër të tjera raportohet se mazhoranca u detyrua të tërhiqej nga qëndresa dy ditore e studentëve, të cilëve sot iu bashkuan edhe të rinjtë e universiteteve të Durrësit, Korçës, Elbasanit dhe të Fakultetit Juridik të Shkodrës.

“Në Shqipëri ministrja e Arsimit Lindita Nikolla njoftoi sot se qeveria brenda ditës së sotme do të heqë dorë nga vendimi i mëparshëm i cili parashikonte tarifa shtesë për lëndët e prapambetura. Ajo e bëri njoftimin ndërsa për të dytën ditë radhazi, studentët të universiteteve publike të Tiranës ishin mbledhur para zyrës së saj për të protestuar pikërisht për këtë tarifë, e cila parashikon një pagesë prej 670 lekësh për çdo kredit në lëndët e mbartura. Protestës së studentëve të universiteteve të Tiranës i janë bashkuar sot dhe të rinjtë e universiteteve të Durrësit, Korçës, Elbasanit dhe të Fakultetit Juridik të Shkodrës”, konstaton ‘Zëri i Amerikës'.

Studentët nuk janë të kënaqur me heqjen e nenit 4 të VKM-së dhe kërkojnë plotesimin edhe të tre kërkesave të tjera, siç janë:

  1. Përgjysmimi tarifave
  2. Përmirësim i kushteve
  3. Përfaqësim ne vendimmarrje për studentët.

Të fundit