Flash News

KRYESORE

‘Zëri i Amerikës’ mbështet banorët e 'Astirit': S'mund të nxirren në rrugë në prag të dimrit

‘Zëri i Amerikës’ mbështet banorët e

‘Zëri i Amerikës’ i ka bërë një pasqyrim të gjerë protestës së banorëve të ‘Astirit’, të cilëve do t’u shemben shtëpitë nga një projekt i Bashkisë së Tiranës.

Në ndryshim nga disa media në vend që nuk kanë raportuar për tubimet e tyre, ‘Zëri i Amerikës’ shkruan se banorët kërkojnë strehim dhe kompensim me çmimin e tregut, të cilat janë kërkesa legjitimie.

“Janë disa qindra banorë që prej më shumë se një jave kanë dalë në protesta për të mbrojtur banesat dhe pronat e tyre, duke kërkuar strehim dhe kompensim me çmimet e tregut. Banorët qëndruan para bashkisë, duke kërkuar të takohen për një përgjigje konkrete nga përfaqësues të bashkisë për zgjidhjen e strehimit të tyre, madje u përpoqën për disa minuta të hynin në ndërtesën e bashkisë, por u penguan nga policia”.

Në fund, kjo media kujton se ‘banorët protestues u kanë dërguar letra dhe peticione drejtuesve të institucioneve më të larta shtetërore, ku kërkojnë të mos nxirren në rrugë në prag të dimrit, pa u dëmshpërblyer më parë 100% me vlerën e tregut për banesat e tyre, në mënyrë që të gjejnë banesa të tjera’.

Të fundit