Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zëri i Amerikës: Ndryshimet në qeverinë ‘Rama” janë të mjegullta, nuk sjellin zgjidhjen e problemeve
Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, thotë se ndryshimet në qeveria erdhën prej nivelit të lartë të protestave nga grupime te ndryshme shoqërore dhe prej nevojës së kryeministrit për të menaxhuar situatën brenda Partisë Socialiste.
“Problemi kryesor mbetet te Ministria e jashtme dhe ajo e financave, të cilat kanë një peshë specifike në vendim-marrjen e Shqipërisë. Ministri i ri i jashtëm është një person ekspert, por pa përvojë në marrëdhëniet politike dhe diplomatike. Për herë të parë kemi një ministër të jashtëm që vjen nga Kosova; është një lloj politike simbolike e zotit Rama për të tërhequr vëmendjen brenda shqiptarëve dhe përpjekje për të hyrë në histori si njeri që bën eksperimente me qeverinë. Por nuk dihet nëse është zgjedhja e duhur. Dosje të shumta presin në politikën e jashtme si dhe veprimtaria e Shqipërisë në raport me Bashkimin Europian” - tha zoti Krasniqi.
Edhe për analistin Lutfi Dervishi, protestat janë shkaku kryesor i largimit të 7 ministrave, por edhe për të i papritur dhe i veçantë mbetet largimi nga detyra i ministrit të jashtëm Ditmir Bushati.
“Largimi i zotit Bushati të bën përshtypje, sepse ai ka qenë i vetmi zë zyrtar në qeverinë e Shqipërisë, që u shpreh në fund të muajit gusht në çastet e para sapo u artikulua ideja e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ndryshe nga kryeministri, i cili ka qenë i hapur dhe në mbështetje të dialogut të nisur , ministri i jashtëm ishte i pari që artikuloi “Kutinë e Pandorës” dhe artikuloi edhe idenë që “Shqipëria nuk duhet të shqetësohet shumë për ecurinë e procesi të integrimit të Serbisë në raport me Bashkimin Europian” - tha zoti Dervishi.
Ndërsa drejtuesi i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, thotë se ndryshimet e kabinetit qeveritar në fushën e ekonomisë synojnë të zbehin kritikat dhe portestat e publikut për abuzimet e qeverisë me tenderat dhe fondet, si dhe lidhjet e saj klienteliste me një numër oligarkësh.
“Protestat e studentëve përcollën shqetësimet e shoqërisë dhe popullit në tërësi dhe treguan urinë e madhe për reforma në vend, të cilat kanë munguar. Për fat të keq, qeverisja e sotme është më shumë e mbështetur te propaganda, te paraqitja vizuale e një shou mediatik, që vazhdon pa fund, por që nuk sjell fryte sa i takon punësimit vetëpunësimit, rritjen e biznesit vendas, nxitje të aftësisë eksportuese të ekonomisë sonë kombëtare, aftësisë së saj konkurruese etj” - tha zoti Preçi.
Ndryshimet e fundit të kabinetit qeveritar, sipas studiuesit Afrim Krasniqi, nuk erdhën pas ndonjë analize të bërë mbi defektet e qeverisjes, ndaj ato do të mbeten përsëri aty, duke nisur dhe mbaruar te fusha ekonomike.
“Ministria e financave dhe ekonomisë duhet të ishin motori i zhvillimit. Fakti që po kalohet nga një ministër politik pas një numri të madh skandalesh, tek një figurë krejt e re dhe pa përvojë në drejtim politik dhe nivele të larta qeveritare, është gati gati një eksperiment, që na tregon se kryeministri do të drejtojë vetë këto sektorë dhe se ministrat e rinj do të jenë vetëm formalisht në funksionin e tyre. Ndryshimet e reja në qeveri nuk sjellin ndonjë nivel të ri qeverisje dhe nuk sjellin zgjidhjen e problemeve. Problemet ngelen, ndërkohë që ministrat largohen” - tha zoti Krasniqi.
Edhe për studiuesin Zef Preçi, krahas diplomacisë, është ekonomia fusha më problemtatike, ku duhet përqendruar vëmendja më e madhe, sepse aty kërkojnë dhe shohin të gjithë shtresat e shoqërisë.
“Qeverisja e kësaj periudhe nuk ka sjellë frytet e dëshiruara, dhe ka një përqendrim të madh të tenderave, të vendimmarrjeve në një grup të kufizuar operatorësh ekonomikë, firmash kliente të qeverisë dhe të kryeministrit. Sjellja e figurave të panjohura pa karrierë administrative apo përvojë qeverisëse, që është zero tek ndërrimet e fundit. Këto synojnë të japin një përgjigje shqetësimeve të studentëve dhe opinionit publik për keqqeverisjen e kësaj periudhe dhe njëkohësisht të krijojë një shkëputje e një distancë nga autorët e problemeve” - tha zoti Preçi.
Një numër i konsiderueshëm i ministrave të rinj nuk kanë përvojë politike dhe administrative, janë të panjohur dhe si të tillë, thanë analistët, janë zgjedhja e kryeministrit për të tërhequr vëmendjen dhe për të fituar kohë derisa të kapërcehet kriza aktuale dhe një numër i madh skandalesh financiare, që u regjistruan këtë vit.
“Përtej ndryshimeve të thella në kabinet, pyetja e vërtetë është: A ka ndryshuar qasje ndaj qeverisjes vet kryeministri Rama? Në mënyrë të rregullt ai mban sondazhe që mund të tregojë se është në përparësi ndaj forcave të tjera politike, por në të vërtetë doli krejt i zbuluar përballë studentëve dhe ndaj protestave të tjera. Mësimi i dytë i këtyre ndryshimeve në qeveri është që përballë një lëvizje të madhe, përballë një skandali është më mirë të japësh dorëheqjen se sa të presësh ditën e shkarkimit” - tha zoti Dervishi.
Analistët pohojnë se qytetarët presin një qeverisje të vërtetë dhe fryte reale të saj, e jo spektakle mediatike, që i kanë mërzitur, varfëruar dhe larguar masivisht nga atdheu, dhe jo këmbimin e ministrave me zëvendës ministrat e tyre, që janë po aq përgjegjës për mungesën e rezultateve. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
