Flash News

KRYESORE

Zëri i Amerikës për deportimin e mësuesit turk: Pikëpyetje nisur nga miqësia Rama-Erdogan

Zëri i Amerikës për deportimin e mësuesit turk:

Procedurat e ndjekura nga autoritetet shqiptare në deportimin e shtetasit turk Harun Çelik drejt Turqisë, i cili akuzohet si mbështetës i lëvizjes Gylen, mbeten ende mister. Kështu raporton “Zëri i Amerikës” që vë në dukej faktin se as avokatët shqiptarë që e mbrojtën 42-vjeçarin me profesion mësues, nuk e kanë të qartë se për çfarë arsyesh dhe mbi ç’bazë ligjore ai u mor më 1 janar nga autoritetet e Emigracionit dhe Kufirit, dhe po atë mbrëmje me shpejtësi e hipën në avionin e linjës Air Albania drejt Stambollit.

“Për këtë, ata kanë kërkuar zyrtarisht informacion, se çfarë ka ndodhur me klientin e tyre, fakt që shton dhe më shumë pikëpyetjet mbi veprimet e palës shqiptare.

Veprimeve të dyshimta të autoriteteve shqiptare, ju shtuan dhe njoftimet e mediave turke se dërgimi në Turqi i Harun Çelikut ishin një operacion i kryer nga shërbimet sekrete turke për kapjen e një anëtari të FETO-s, inicialet me të cilat tregohet në Turqi, lëvizja e Fetullah Gulenit e konsideruar një organizatë terroriste nga Erdogani. Policia shqiptare nuk ka komentuar njoftimet e shtypit turk”, shkruan “Zëri i Amerikës”

Sipas medias së mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit “pikëpyetjet mbi shkeljet e mundshme të detyrimeve ndërkombëtare dhe të vetë legjislacionit vendas, nga ana e autoriteteve shqiptare, për t’i bërë, me gjasë, një favor udhëheqësve turq, ushqehen dhe nga marrëdhëniet e veçanta që kryeministri Edi Rama ka me presidentin turk Erdogan.”

Zyrtarë të lartë turq që kanë vizituar Shqipërinë në mënyrë të përsëritur kanë ngritur çështjen e ndëshkimit të “gylenistëve” që mund të strehohen në territorin shqiptar.

Të fundit