Flash News

KRYESORE

Zëri i Amerikës për paketën anti-KÇK: Policia me kompetenca më të gjera, bien ndesh me të prokurorisë

Zëri i Amerikës për paketën anti-KÇK: Policia me

Paketa ligjore anti – KÇK që synon të godasë krimin e organizuar në Shqipëri i jep policisë, më shumë kompetenca e që rrezikojnë të bien ndesh me ato të Prokurorisë. Ky është qëndrimi i “Zërit të Amerikës” në një artikull ku raporton për nismën më të fundit të kryeministrit Edi Rama.

“Kryeministri Rama e prezantoi nismën e paralajmëruar në një takim me drejtues të institucioneve dhe grupin e deputetëve të partisë socialiste. Në gati dy orë të fjalës së tij, në një skenë teatri, ku ai ishte folësi i vetëm, pjesa më e gjatë ishte më tepër e natyrës elektorale, një bilanc i qeverisë së tij në disa fusha, gjatë këtyre 6 viteve në pushtet.” komenton media publike amerikane, duke shtuar “30 minutat e fundit, ju dedikuan asaj për të cilën ishte njoftuar takimi i sotëm, masave të reja kundër krimit të organizuar, në një kohë kur sipas tij, prokurorë e gjykatës, të cilët i ka cilësuar prej kohësh, pjesë të organizatës kriminale, ‘Kap Çfarë të Kapësh’, ose KÇK, po shfrytëzojnë periudhën para nënshtrimit ndaj vetingut duke u kthyer siç u shpreh më tej ai, në shërbëtorë, apo deri dhe tutorë të krimit të organizuar.”

Por “Zëri i Amerikës” ka një shqetësim: “Mbetet për t’u parë se si këto ndërhyrje janë përkthyer në formën e ligjit. Një projekt që po qarkullon në media tregon se nisma është e ngjashme me ligjin antimafia, madje e tejkalon atë në rrezen e veprimit. Policisë duket se i njihen kompetenca të gjëra edhe për aspekte delikate që lidhen me kufizimin e lirive të personave, e që duket se rrezikojnë të bien ndesh me ato të prokurorisë, apo të krijojnë struktura paralele dhe me institucionet që janë në ngritje e sipër.”

Të fundit