Flash News

KRYESORE

Zëri i Amerikës: Rama e mori në mbrojtje, por Dako ka lidhje direkte me Avdylajt

Zëri i Amerikës: Rama e mori në mbrojtje, por Dako ka lidhje

Media amerikane ‘Zëri i Amerikës’ ka raportuar për vijimin e skandalit Dako-Avdylaj, që mori sot një tjetër përmasë me publikimin e pesë audio-përgjimeve të Prokurorisë shqiptare nga gazeta gjermane ‘Bild’, ku vërtetohet lidhja e fortë e drejtuesve të Partisë Socialiste me bandën e Avdylajve.

Zëri i Amerikës raporton se publikimi i Bild ka “rikthyer dhe një herë temën e lidhjeve të zyrtarëve socialist në Durrës me elementë të krimit dhe ndkimin e këtyre të fundit në fushatën zgjedhore të vitit 2017.”

Sipas medias amerikane, këto përgjime vënë në dukje lidhjet direkte të Astrit Avdylajt me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, ndonëse ky i fundit u mor në mbrojtje edhe nga kryeministri Edi Rama.

“Përgjimet vënë në dukje lidhjet direkte që Astrit Avdylaj, kreu i grupit, mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, por dhe me kandidatin aktual të Partisë socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arban, si dhe angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë socialiste dhe një prej kandidatëve të saj, deputetin aktual Ilir Ndraxhi. Pas publikimeve të përgjimeve të para, në mënyrë të përsëritur kryetari aktual i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka mohuar njohjen tij me drejtuesit e grupit të Avdulajve, duke deklaruar se gjatë një fushate zgedhore ai takohet me shumë njerëz. Në të njejten linjë, atij i ka dalë në mbrojtje dhe kryeministri Edi Rama, duke folur gjithashtu për kontakte rastësore gjatë aktiviteteve elektorale. Por publikimi nga gazeta gjermane Bild, i bisedave të përgjuara nga Prokuroria shqiptare, dëshmojnë se zoti Dako kishte shumë më tepër se një njohje rastësore me Astrit Avdulajn, madje dhe me një ish të dënuar për vrasje Vath Alla. Madje Avdulaj rezulton të ishte në dijeni dhe të takimeve që Dako zhvillonte me kryeministrin”, shkruan ‘Voa’.

Më tej, Voa shton: “Avdylaj duket qartë se ka një ndikim të fortë te drejtuesit socialist lokal, ndërsa i telefonon me tone urdhëruese kryetarit socialist të Shijakut duke i kërkuar të ndërhyjë pranë drejtorit të Inspektoriatit të Ndërtimit në mënyrë që ai të anullonte një gjobë vendosur një biznesi.”

Të fundit