Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zëri i Amerikës: Rama, gjuhë të ashpër dhe një ftesë për opozitën
Në Shqipëri kryeministri Edi Rama ftoi sot opozitën të ulen së bashku për të bërë ndryshimet në kodin zgjedhor, si për të eksperimentuar votimin dhe numërimin elektronik ashtu dhe për të ashpërsuar masat në kodin penal për shitblerjen e votës. Duke folur në një takim në Sheshin ‘Nënë Tereza’, ku socialistët rikonfirmuan Erion Veliajn si kandidat për mandatin e dytë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, kryeministri foli me tone të ashpra ndaj vendimit të opozitës për të braktisur parlamentin duke theksuar se shumica nuk ka ndërmend të japë pushtet në tavolinë.
Socialistët kishin thirrur kongresin e tyre elektoral në prag të zgjedhjeve të ardhshme vendore, ku ata rikonfirmuan paraprakisht 7 kandidatë të tyre. Por më shumë se ajo çka u zhvillua në sallë, vëmendjen e tërhoqi takimi që ndërkohë ishte organizuar në Sheshin ‘Nënë Tereza’, aty pranë “për të kërkuar një mandate të ri për Erion Veliajnë dhe Partinë socialiste në Tiranë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.
Takimi, si shumë të tjerë të organizuar së fundmi nga kreu i Qeverisë, dukej të ishte dhe një provë force e numrash, përballë opozitës e cila ka lënë parlamentin dhe i është drejtuar protestave për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të parakohshme.
Një akt që për zotin Rama është “tradhti ndaj zgjedhësve dhe sistemit demokratik”, por që siç u shpreh ai mbetet zgjedhje e vetë opozitës, ndërsa refuzoi kategorikisht çdo mundësi për marrje e dhënie pushteti në tavolinë. “Mendojnë se duke e kthyer Shqipërinë në rrumpallën e paligjshmërisë, sherrit, konfuzionit, do të detyrojnë ndërkombëtarët që të ndërhyjnë që t’u hapin këtë të dëshpëruarve rrugën e pushtetit në tavolinë. Ta harrojnë. Vetë e zgjodhët t’i jepeni rrugës, në rrugë do rrini. Ne s’kemi as mandate t’u japim ju pushtet në tavolinë, dhe as pushtet për të lënë rrugëve për hesapin tuaj”
Zoti Rama pati megjithatë një propozim për opozitën, duke e ftuar që të bëjnë ndryshimet në kodin zgjedhor, për të eksperimentuar që tani votimin dhe numërimin elektronik, si dhe për të përfshirë në kodin penal çdo masë ndëshkimi për shitblerjen e votës, "dhe nëse ju në zgjedhjet e 30 Qershorit, fitoni një bashki të vetme më shumë se ne, ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje parlamentare të parakohshme që në vjeshtë”.
Por opozita, ndonëse nuk ka deklaruar se s'do të marrë pjesë në zgjedhje, këmbëngul se më Ramën kryeministër nuk mund të ketë proces zgjedhor. Kreu i Qeverisë u shfaq shpërfillës ndaj një skenari të tillë: “Punë e madhe fort. Mos u fusni. Askush nuk futet në këtë sistem me zor në zgjedhje. Kush do, futet, kush nuk do s’futet, por ama askujt nuk i ndalohet dot të zgjedhë dhe të zgjidhet, kur vjen dita e zgjedhjeve. Ka ardhur koha që kjo vallja me maska e Lulit, të mbarojë një herë e mirë”.
Sipas kryeministrit opozita i druhet humbjes në zgjedhje: “Lulzim Basha i ka tmerr zgjedhjet se nuk i fiton dot. Nuk fiton as në Partinë e tij nëse nuk i vjedh. Ndërsa LSI-ja sot nuk përfaqëson më askënd, por po ta besojnë Monikën, nuk përfaqëson më as Ilir Metën”
Dhe për presidentin Meta e deklaratat e tij të fundit, për rrezikun e një junte ushtarake dhe se, , ishte gati të sakrifikonte jetën, duke bërë krahasimin me ish presidentin kilian Salvador Allende, zoti Rama tha jo pa ironi e me tone gati tallëse: “Rri i qetë dhe mos i ço më në mendje ato çudira, se na hutove”. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38