Flash News

KRYESORE

“Zero në arsim e zero në përfaqësim”, Rakipllari: Tri arsyet e dështuar pse Rama emëroi Shahinin e Cakajn ministra nga Kosova

“Zero në arsim e zero në përfaqësim”,

Gazetari Robert Rakipllari ka renditur tri arsye pse kryeministri Edi Rama emëroi dy ministra nga Kosova në dy dikastere të rëndësishme shqiptare.

Duke folur në ‘Real Story’, sipas Rakipllarit tri arsyet që eksperimentoi Rama rezultuan të dështuar.

Ka tri arsye pse Rama emëroi Besa Shahinin dhe Gent Cakaj si ministra. E para, krijimi i qeverisë me ministra teknikë, e dyta, ministra nga Kosova për të dhënë ide për bashkim pjesë e një propagande që Rama për shtet-formim, si dhe Shahini kishte një simbol tjetër se pas grevës së studentëve me kërkesa ekstreme të majta, Rama mori personazh që vinte nga VV që ti përshtatej kësaj fryme.

Këto tre arsye janë të dështuara sepse arsimi është i bllokuar. Nuk është bërë asgjë. Mund të marrësh një personalitet publik nga Kosova, por tani u mor nga hiçi. Eksperimenti me ministra teknikë doli që s’bëjnë asgjë, ai që është politik nuk krijon kosto të tilla si Shahini. Zero në arsim e zero në përfaqësim”, u shpreh Rakipllari.

Të fundit