Flash News

KRYESORE

"Zero taksa dhe tarifa lokale", Basha premtim biznesit të vogël: Do paguani vetëm 0.5% të xhiros

"Zero taksa dhe tarifa lokale", Basha premtim biznesit të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimin me përfaqësues të bizneseve në zonën e Laprakës. Basha thekson se bizneset e vogla janë prekur nga kriza e rëndë për shkak të pandemisë dhe mungesës së ndihmës nga qeveria.

Kryedemokrati ka konstatuar se pavarësisht se hapin dyert, bizneset në këto zona nuk kanë fitime nga rënia e madhe e xhiros dhe taksat e larta.

“Kam hequr nja dy punonjës, të tjerët i paguaj ca me para xhepi ca me paratë e punës pa lënë dhe taksat”, – thotë pronari i një biznesi piceri.

Lista e borxheve në një dyqan mishi janë këmbana e fortë e alarmit për gjendjen e vështirë të ekonomisë familjare e për rrjedhojë edhe e biznesit. “Njerëzit marrim mishin me listë. Kam një bllok me listat e papaguara. Disa janë me pikëpyetje se mbase as paguajnë dot fare”,  thotë pronari i dyqanit, ndërsa i tregoi zotit Basha listën e gjatë të borxheve që mbase nuk do t’imarrë dot asnjëherë.

Në shumicën e bizneseve konsumi ka rënë në mënyrë dramatike, ndërsa ndjehen ende të kërcënuar edhe nga taksidarët e shtetit. “Sinqerisht jemi bërë me hije. Edhe tani që ke ardhur ti do të rri me hije sa të ikësh ti”, – ankohet një tjetër biznes.

Situata e rënduar ekonomike tëk bizneset dhe qytetarët e ka bërë edhe me urgjent ndryshimin e qeverisjes së vendit, nga një qeveri që punon për pak njerëz, tek një qeveri që ul taksat dhe krijon një klimë të qetë për biznesin.

“Dy gjëra dua të them. E para, duhet të çliroheni nga ky ankth edhe si qytetar, edhe si biznese. Kjo është sfida ime e parë nesër: t’ju çliroj nga ky ankth. Të mos shikoni më inspektorë me sy. Vetëm 0.5% do të jetë taksa vjetore. S’do të keni tarifa dhe taksa lokale, do të keni pullën këtu tek dera dhe nuk do të lejohet prani inspektori në biznes. Sepse prania e inspektorëve në biznes, është shkak për korrupsion. Zgjidhja që kemi bërë ne është do të vendosim një pullë, pasi të keni shlyer detyrimin 0.5% të xhiros vjetore dhe asnjë taksë tjetër”, theksoi zoti Basha, duke garantuar biznesin se qeveria e tij do të jetë në krah të biznesit dhe jo në krah të një grushti njerëzish, që kontrollojnë sot ekonominë dhe pasuritë e Shqipërisë.

Të fundit