Flash News

KRYESORE

Zetori përfundon në kanal, humb jetën 10-vjeçari

Zetori përfundon në kanal, humb jetën 10-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë ku një zetor i drejtuar nga tre fëmijë, kushërinj me njëri-tjetrin ka përfunduar në kanal dhe për pasojë një prej tyre ka humbur jetën. Burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot në mesditë rreth orës orës 13:10 në Grykë Zezë , në vendin e quajtur Ish Frutoria.

Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën fëmija N.N. 10 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku nga veprimet hetimore paraprake ka rezultuar se 3 fëmijë konkretisht A.Ll. 11 vjeç, N.N. 10 vjeç dhe L.Ll. 11 vjeç kanë marrë duke drejtuar mjetin bujqësor Zetor në pronësi të gjyshit të tyre që ishte pranë banesës i fikur dhe kanë përshkuar me të rreth 700-800 metra para se të ndodhte aksidenti i rëndë.

Të fundit