Flash News

KRYESORE

Zëvendës ministrja i përgjigjet akuzave të PD: Policia nuk ka fshehur asgjë

Zëvendës ministrja i përgjigjet akuzave të PD: Policia nuk

Zëvendës ministrja e Punëve të Brendshme, Romina Kuko ka reaguar pas deklaratës ku PD akuzon policinë për rastin e përdhunimit të Xhisiela Malokut.

Zv. ministrja Kuko thotë se policia ka zbatuar ligjin. Ajo shton se nuk është fshehur asgjë dhe nuk është favorizuar asnjë.

“Pra, ca deshëm vërtetuam – Policia ka zbatuar ligjin. Nuk ka fshehur asgjë, nuk ka favorizuar asnjë. Ka marrë kallëzim dhe e ka referuar rastin në Prokurori”, shkruan Kuko.

Partia Demokratike i ka dalë sërish në mbrojtje Emiljano Nuhut duke thënë se korrektesa e Policisë së Shtetit përfaqësohet vetëm nga nënkomisari dhe se për shkak se ai mori anën e ligjit dhe jo të krimit, sot kemi gjurmë të denoncimit.

Të fundit