Flash News

KRYESORE

Zëvendësimi i Dakos, Rama flet për kandidaten e Durrësit: Ishte e njohur në familjen tonë politike

Zëvendësimi i Dakos, Rama flet për kandidaten e Durrësit:

Pasi e nisi fjalën e tij në bashkëbisedimin që po zhvillon me gazetarët me kandidaturat e dy bashkive deri tani të djathta, Shkodrën dhe Kukësin, kryeministri Edi Rama u ndal edhe në Durrës.

Këtë mandat, PS-në e përfaqëson jo më Vangjush Dako, por një grua, Valbona Sako, aktualisht drejtoreshë e Tatimeve në këtë zonë.

“Durrësin e besojmë te fuqia e gruas, një zonjë që për rreth 6 vjet ka drejtuar Tatimet në Durrës. Për të asnjëherë nuk ka patur asnjë ankesë, e jo më arsye për të vënë në dyshim integritetin, gjë që e provojnë edhe rezultatet e spikatura. Një ekonomiste e njohur në familjen tonë politike, besoj do vlerësohet edhe në zonat më periferike të asaj bashkie”, u shpreh kryeministri.

Të fundit