Flash News

KRYESORE

Zëvendësimi i diplomatëve me ‘ekselentët’, Tarifa letër Cakajt: Notat nuk të bëjnë të shkëlqyer në profesion

Zëvendësimi i diplomatëve me ‘ekselentët’,

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA dhe Holandë, Fatos Tarifa ka publikuar një letër të hapur pas vendimit të ish-ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, për të bërë disa spastrime në diplomaci. Në letrën e publikuar në gazetën ‘Dita’, përveç të tjerave, Tarifa shpreh rezerva edhe për propozimin e Cakajt që vakancat që do krijohen në diplomaci nga ky spastrim, të mbushen me studentë të ‘ekselencës’.

Duke theksuar edhe eksperiencën e gjatë si pedagog, Fatos Tarifa thekson se “notat e shkëlqyera në shkollë nuk e bëjnë këdo domosdoshmërisht “të shkëlqyer”në profesionin e tij të ardhshëm”.

“Dëshiroj t’ju shpreh rezervimin tim ndaj dëshirës suaj për t’i plotësuar vendet e lira në organikën e ministrisë së jashtme me “studentë të ekselencës”. “Ekselenca” vetë është një koncept dhe një term aspak ekselent, sa kohë që, si çdo gjë tjetër në këtë botë, të qenurit “ekselent” s’është veçse relativ. Përveçse diplomat me një karrierë të gjatë e të rëndësishme, unë kam qenë dhe jam për më shumë se tri dekada edhe një profesor universiteti, brenda e jashtë vendit, dhe nga këto dy perspektiva – ajo e diplomatit dhe e pedagogut – kam arritur të kuptoj se notat e shkëlqyera në shkollë nuk e bëjnë këdo domosdoshmërisht “të shkëlqyer”në profesionin e tij të ardhshëm. Kjo është edhe më e vërtetë në sferën e diplomacisë, në të cilën, përveç aftësive teorike në fushën e teorisë së shtetit, të së drejtës e të marrëdhënieve ndërkombëtare, kërkohen shprehi, aftësi dhe një kulturë diplomatike që nuk mësohen në shkollë, aq më tepër kur shkollat tona, edhe ato më të mirat, ofrojnë thuajse asgjë në këtë drejtim”, shkruan Tarifa.

Ish-ambasadori kritikon ministrin edhe për mënyrën se si vendosi të bëjë publik vendimin për të shkarkuar diplomatët, pasi kjo dëmton imazhin e Shqipërisë.

Të fundit