Flash News

KRYESORE

Zëvendësimi i Valdrin Pjetrit në Kryesinë e PS, kush janë katër emrat ne garë, mes tyre edhe Senida Mesi

Zëvendësimi i Valdrin Pjetrit në Kryesinë e PS, kush

Partia Socialiste pritet të vendosë emrin e ri që do të zëvendësojë Valdrin Pjetrin pas dorëheqjes, si kreun politik për Qarkun e Shkodrës.

Këtë post ai e mbajti që prej 23 korrikut, kur Rama shkarkoi Ditmir Bushatin prej këtij pozicioni në Shkodër dhe në vend të tij emëroi Valdrin Pjetrin.

Sipas Top Channel, përfliten katër emra potencialë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin.

Ata janë: ish-zëvendëskryeministrja Senida Mesi, Megi Ajtyresa, e cila vjen si propozim i degës së PS Shkodër, Zef Çuni,  ish-zëvendësministër i Kulturës në Qeverinë “Rama 1” dhe Astrit Beci, mjek i njohur në Shkodër dhe ish-deputet i PS.

Megjithatë do të jetë kryesia e PS që do të vendosë mes këtyre kandidatëve në garë.

Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës së kryebashkiakut pas publikimit nga PD të dokumenteve kur rezultonte se kishte qenë vite më parë i dënuar në Itali për shpërndarje narkotikësh. Këtë fakt, Pjetri nuk e kishte paraqitur në formularin e vetëdeklarimit, çka solli vendimin e largimit.

Të fundit