Flash News

KRYESORE

Zëvendëskryeministrja Mesi: Ku gabuam për çështjen e teatrit, por nuk tërhiqemi

Zëvendëskryeministrja Mesi: Ku gabuam për çështjen e

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi thotë se mazhoranca tashmë e ka marrë vendimin e saj sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar dhe nuk do të tërhiqet. Në një intervistë për ‘Zëri i Amerikës’, Mesi thotë se çështja është politizuar shumë por qeveria e ka marrë vendimin dhe i qëndron atij.

“Maxhoranca e ka marrë vendimin e saj dhe për mendimin tim kjo çështje është politizuar shumë. Qytetarët dhe artistët kanë të drejtën e tyre për të potestuar dhe ne nga ana tjetër kemi detyrimin për t’i dëgjuar së pari dhe për t’i informuar së dyti. Janë bërë shumë seanca informimi, duke nisur nga ministrja e kulturës, nga kryetari i bashkisë me qëllim që të mirinformohen dhe jo të keqinformohen ato individë që e duan artin dhe janë pjesë e tij dhe kanë të lidhur fëmijërinë e tyre me atë Teatër. Po të flaim nga ana ekonomike, qeveria shqiptare dhe bashkia e Tiranës me një marrëveshje të tillë përfitojnë trefishin e asaj sipërfaqeje, ku artistët nuk do të kenë një sallë problematike, ku qytetarët nuk do të kenë një sallë ku mungon sistemi i aspirimit, i ngrohejs apo i ftohjes. Artistët do të kenë disa salla dhe do të jetë një qendër rekreative, ku qytetarët dhe artistët mund ta gëzojnë. Çdo risi dhe përparim ka ato protë dhe kundrat e saj. Ne kemi marrë tashmë një vendim dhe do të qëndrojmë këtij vendimi, duke informuar qytetarët dhe artistët në lidhje me çështjen e teatrit”, shprehet Mesi.

E pyetur në lidhje me ndjeshmërinë që krijon kjo çështje, Mesi pranon një gabim të shumicës pasi sipas saj duhet të kishte informuar më parë qytetarët për këtë çështje.

“Dakordësohem me ty në një element, në elementin e informimit. Informime janë bërë goxha në të dy nivelet, lokal dhe qendror. Por ndoshta ky informim duhet të kishte filluar në një fazë më të hershme, me qëllim që situata të mos politizohet dhe informacioni qysh nga hapat e para të mos keqpërdorej në vazhdim”, tha Mesi.

Të fundit