Flash News

KRYESORE

Zëvendëskryetari i LSI-së, Rama: Dosja 399 mjafton për të treguar lidhjen e qeverisë me krimin

Zëvendëskryetari i LSI-së, Rama: Dosja 399 mjafton për

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama deklaroi se zbardhja e të vërtetës përmes publikimit të disa përgjimeve që lidhen me atë që është njohur si dosja 339, është vetëm maja e ajsbergut të krimit shtetëror.

“E vërteta nuk mund të mbulohet më, nuk mund të prangoset dhe as nuk mund të vritet!

Dosja 339 nga ku janë marrë përgjimet që provojnë rolin prej shërbëtori të qeverisë ndaj krimit, nuk është e vetmja. Por është e mjaftueshme për të kuptuar se si krimi i organizuar përmes krimit elektoral është shndërruar në krim shtetëror!”, njoftoi ai.

Sipas Ramës, nga e vërteta e përgjimeve kuptojmë varësinë e qeverisë në shërbim të krimit nga njëra anë dhe legjitimohet arsyeja se pse qyetaret dhe opozita janë në protestë!

“Urdhëri për çensurë i Prokurorisë është një akt tjetër i shëmtuar shtetëror për të cënuar lirinë e shtypit dhe të drejtën e qytetarëve për informim, është një akt tjetër për të sabotuar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian! E vërteta është apel për t’u ngritur, të gjithë bashkë e më të vendosur kundër krimit shtetëror! E keqja nuk largohet, por luftohet!”, ishte reagimi i zv/kryetarit të LSI-së për mediet.

Të fundit