Flash News

KRYESORE

Zëvendësohen Rakipi dhe Rehovica, dy deputetët e rinj marrin sot mandatin nga KQZ

Pas ndërprerjes së mandatit të deputetit të LSI-së dhe PDIU-së, KQZ është mbledhur sot për tu dhënë mandatin dy deputetëve që do të zëvendësojnë Rehovicën dhe Rakipin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka miratuar deputetin i ri të PDIU-së Dritan Bici, ndërsa me 7 vota pro dhe asnjë kundër është miratuar mandati i Silva Cakës, kështu Caka merr mandatin herë të dytë si deputete e Kuvendit  të Shqipërisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 15.01.2018, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimit:

1.Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumëmërore të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

2.Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumëmërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

3.Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëmërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

4.Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit të listës shumëmërore Z. Florenc Xhindi, për këshillin bashkiak në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Të fundit