Flash News

KRYESORE

Zëvendësuesi i Strakoshës: Ai është i ri dhe i fortë, s'kam parë kurrë portier të tillë

Zëvendësuesi i Strakoshës: Ai është i ri dhe i

Në merkaton e verës, ekipi i Lazios mori në klub portierin belg, Silvio Proto, i cili është dhe zëvendësuesi i gardianit shqiptar, Thomas Strakosha.

Hapësirat për 35-vjeçarin kanë qenë të pakta në këtë sezon, si pasojë e formës së mirë të Strakoshës.

Por pavarësisht se Strakosha është rivali i tij, Proto në një prononcim për mediat italiane nuk i ka kursyer elozhet për të, duke thënë se është një nga më të mirët.

"Gjithçka ishte e qartë që në fillim. Do të isha portieri i dytë pas portierit, Thomas Strakosha. Ai është një portier shumë i fortë, i ri dhe i madh fizikisht. Kurrë nuk kam parë një portier të tillë me aftësi të tilla në portë. Portieri shqiptar ka gjithçka që duhet për të bërë një karrierë të madhe”, u shpreh Proto.

Të fundit