Flash News

KRYESORE

Zgjati 90 minuta, përfundon takimi Meta-Yuri Kim në presidencë

Sapo ka përfunduar takimi mes presidentit Ilir Meta dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Takimi mes tyre u zhvillua në ambientet e presidencës dhe ka zgjatur plot 90 minuta.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka qenë mjaft e angazhuar gjatë ditëve të fundit në takime të intensifikuara me faktorë të tjerë ndërkombëtarë, por edhe me palët e Këshillit Politik, duke i inkurajuar për të arritur një marrëveshje konsensuale për Reformën Zgjedhore

Kujtojmë se dy javë më parë, presidenti bëri publike një platformë me 14 pika, përmes së cilës kërkon miratimi me konsensus i reformës zgjedhore, tërheqja e mazhorancës nga paketa antishpifje, e deri tek çështjet që lidhen me drejtësinë, si dhe deklaroi se i ishte çuar ambasadores amerikane që në 8 prill.

Më herët, Meta pati takim edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Të fundit