Flash News

KRYESORE

Zgjatja e hetimeve, Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën e ish-drejtorit të policisë së Vlorës

Zgjatja e hetimeve, Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën e

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela sa i takon hetimeve ndaj tij. Çela kishte kërkuar rrëzimin e kërkesës e cila parashikonte zgjatjen e hetimeve ndaj tij me 3 muaj.

Avokatët e ish-drejtorit të policisë e cilësuan këtë kërkesë si një shkelje të ligjit. Nga ana e saj prokuroria kërkoi zgjatjen e hetimeve deri në ardhjen e përgjigjeve të letër-porosive që iu janë dërguar autoriteteve në Itali e Greqi në kuadër të hetimeve të kësaj çështjeje.

Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela, është shpallur në kërkim prej muajit nëntor të vitit të kaluar pasi akuzohet për përfshirje në trafik droge me bandën e Habilajve.

Të fundit