Flash News

KRYESORE

Zgjedh Juventusin para përfaqësueses së tij, Ronaldo nuk do të grumbullohet me Portugalinë

Zgjedh Juventusin para përfaqësueses së tij, Ronaldo nuk do

Ndonëse tingëllon çuditshëm, Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në ndeshjen kundër Italisë në Ligën e Kombeve.

Më 10 shtator do të luhet në Lisbonë përballja Portugali-Itali, ku CR7 nuk është grumbulluar pasi do të jetë i fokusuar në ndeshjet e Serie A me Juventusin.

Portugezi nuk do të mund të replikojë në vendin e tij të lindjes, duelet e stërvitjes me Chiellinin dhe Bonuçin, pasi vendimi personal për të mos luajtur në shtator me Portugalinë bëhet për t’u përqëndruar te Juventusi.

Kush mendonte se lënia jashtë e Ronaldos do të jetë për dy kartonat e verdhë në Botëror, gabohet. Kjo pasi ndëshkimet në turneun rus do të aplikoheshin në një garë të UEFA-s, vetëm në rast sjelljeje të dhunshme të portugezit, e jo për ndëshkime të thjeshta.

Të fundit