Flash News

KRYESORE

Zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta i drejtohet zyrtarisht komisionit të Venecias

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i është drejtuar në mënyrë zyrtare Komisionit të Venecias, sa i përket shkeljeve kushtetuese për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ky lajm është bërë me dije përmes një postimi në Facebook nga zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi.

Ai shkruan:

“Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij.”

Të fundit