Flash News

KRYESORE

Zgjedhja e anëtarëve të KLP-së dhe KLGJ-së, Bylykbashi-Manjës: Keni hall se SPAK u bie pas qafe!

Komisioni për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së nga Shoqëria Civile dhe nga radhët e profesorëve ka nisur punimet me debate ditën e sotme. Oerd Bylykbashi i PD-së ka kërkuar të hiqen nga lista e kandidateve anëtarët që janë kualifikuar në kundërshtim me opinionin e ONM.

Manja: Me katër vota mund të fusim në listën e kandidatëve për votim, ata qe janë përjashtuar nga sekretari përgjithshme.

Bylykbashi: Personat që sekretari i Përgjithshëm ka përfshirë në këtë liste janë persona që kanë qenë në kundërshtim me ligjin. Ata duhet të përjashtohen nga gara. Të mos merremi me emra, por te respektojmë proceduren.

Manja: Kemi dy lista, njëra është për votim. Ndërsa lista e të skualifikuarve ka një shpresë. Me 4 vota mund të futet në garë. Ndërsa për heqjen nga gara e atyre që i ka kualifikuar sekretari i Përgjithshem i Kuvendit nuk mund të bëhet.

Bylykbashi: Ky është nënkomision, ka të drejtë të vendosë një padrejtësi që është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm. ONM ka konstatuar që kandidatët nuk plotësojnë kriteret. Ligji i ka hequr çdo diskrecion për të deformuar rekomandimet e ONM. Ju e keni kapur dhe pastruar listën e kandidatëve të KLGJ dhe KLP-së si u ka dash qejfi. Këtë e keni bërë nga frika që ka Edi Rama dhe ju për të mos përfunduar në burg. Po i bini që sot që të kapni SPAK-un që nesër mos ju bjerë SPAK-u pas qafe.

Të fundit