All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Zgjedhja e anëtarëve të KQZ, mazhoranca bie dakord me formulën e propozuar nga PD

Zgjedhja e anëtarëve të KQZ, mazhoranca bie dakord me
All - Paragraf - 1

Këshilli Politik ka rënë dakord për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të KQZ. Mësohet se maxhoranca  ka pranuar propozimin e tretë të Partisë Demokratike. Përzgjedhja e antëtarëve të KQZ do të bëhet nga një komision parlamentar ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët e Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimeve dhe Sanksioneve. Shumica zgjedh 3. Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok 5 të përzgjedhurit.

All - Paragraf - 3

Për Komisionerin, PS-ja zgjedh 4 kandidatë, përfaqësuesi i opozitës politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit.

Në lidhje me përzgjedhjen e Komisionerit, do jetë mazhoranca ajo që do të propozojë 4 emra, më pas opozita përzgjedh 2 prej tyre, të cilët shkojnë në Kuvend për tu votuar. Pas mosarritjes së dakordësisë për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, PD propozoi dy variante për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ. Fillimisht u propozua që anëtarët e KQZ-së, të përzgjidhen nga Avokati e Popullit, por kjo nuk u pranua nga PS. Në propozimin e dytë gjithë procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së së re do të zhvillohet brenda kuvendit.

Aktualisht Këshilli Politik po diskuton mbi të drejtën e votës së emigrantëve. Mbledhja ka nisur që në orën 17:00 dhe vijon ende.

Të fundit