Flash News

KRYESORE

Zgjedhja e çuditshme, ish-lojtari i Shqipërisë: Jam gati të luaj me Malajzinë

Zgjedhja e çuditshme, ish-lojtari i Shqipërisë: Jam gati

Mesfushori Liridon Krasniqi, i cili luan në kampionatin e Malajzisë me ekipin e Kedah ka shprehur gatishmërinë për të luajtur me kombëtaren e këtij shteti, në mungesë të një ftese nga Shqipëria ose nga Kosova.

26-vjeçari ka luajtur një ndeshje me Shqipërinë U21 në vitin 2011, kur skuadra drejtohet nga Redi Jupi, ndërsa ka qenë edhe kandidat për Kombëtaren A. Më pas ai u bë pjese edhe e përfaqësueses së Kosovës me të cilën u aktivizua në tre takime.

Gjatë karrierës së tij, Krasniqi ka luajt me disa ekipe, si: Nernberg në Gjermani, Sllavia Pragë në Çeki, Ankaraspor dhe Fethiyespor në Turqi dhe prej 3 vitesh po shkëlqen ne futbollin malajzian me skuadren e Kedah, ku ka fituar edhe një kupë. /L.C./

Të fundit