Flash News

KRYESORE

Zgjedhja e dy anëtarëve të Kushtetueses, PD: Emërimet e paracaktuara, puç i Edi Ramës kundër drejtësisë

Zgjedhja e dy anëtarëve të Kushtetueses, PD: Emërimet e

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment  Bardhi në një deklaratë nga selia blu akuzoi qeverinë se ka kapur Gjykatën Kushtetuese.

Duke ju referuar votimit të sotëm në Kuvend për anëtaret e Gjykatës Kushtetuese, Bardhi tha se “me porosi të Ramës u vu në jetë një puç kushtetues kundër drejtësisë së pavarur nga politika.”

Po ashtu ai theksoi se PD mbështet mbështet një gjykatë kushtetuese funksionale dhe të pavarur, por jo votimin e sotëm.

Reagimi i sekretarit të PD-së

“Edi Rama, nëpëmjet KED, ka paracaktuar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetutuese. Prandaj e kishte jetike kapjen e KED, të cilin e bllokoi për dy vjet, bashkë me Gjykatën Kushtetuese, derisa e mori nën kontroll me Ardian Dvoranin dhe Arta Markun.

I gjithë procesi i kryer nga Kryetari i KED, Ardian Dvorani, me porosi të Edi Ramës, ka sjellë një produkt antikushtetues dhe që eleminon garën.

Për 4 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, nuk kishte 12 kandidatë siç kërkon Kushtetuta, por vetëm 4 kandidatë të vlefshëm për përzgjedhje. Këta janë të njëjtët emra si për Presidentin, ashtu edhe për Kuvendin.

Kjo do të thotë që për 1 vend në Gjykatën Kushtetutese, kishte vetëm 1 kandidat, dhe jo 3 siç e detyron Kushtetuta, duke paracaktuar anëtarët dhe duke e bërë votimim fikiv.

Kjo është shkelja e parë e Kushtetutës.

Votimi i sotëm i Kuvendit është antikushtetues dhe i papranueshëm. Ai provoi që emërimet në Gjykatën Kushtetutese ishin të paracaktuara, duke cenuar rëndë besimin e publikut tek Gjykata Kushtetuese.”

Të fundit