Flash News

KRYESORE

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri, Alibeaj: Pse Rama po na përgjërohet për pakt politik

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri, Alibeaj: Pse Rama po na

I ftuar në “Studio e Hapur” në “News 24” deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka folur në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Ai shprehet se mazhoranca kërkon të zgjedhë kryeprokurorin pa Vetting sepse do të mbrojë zyrtarët e inkriminuar.

Alibeaj ka deklaruar se Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet duke përmbushur dy kushte, atë të 3/5 të votave dhe se kandidati duhet të kalojnë në Vetting.

 “Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë produkt i paanësisë politike sipas Kushtetutës. Askush nuk e mendonte se do vinte një ditë ku Prokurori i Përgjithsëm jo vetëm të zgjidhej nga politika, por vetëm nga mazhoranca. Ata duan të zgjedhin kryeprokurorin pa Vetting. Kjo nuk është çështje politike dhe pazari. Sfondi politik është i përshkruar nga dosja ‘Tahiri’ nga dosja e ‘3 policëve’ nga dosja e ‘Xibrakës’ nga dosja ‘Dako’ apo dosje të tjera. Motivi duhet analizuar. Çfarë e shtyn Ramën të ndërmarrë këtë iniciativë?

Kushtetua e vendit thotë se për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm duhen dy kushte. E para të zgjidhet me 3/5 e votave pra me 84 vota. E dyta Prokurori i Përgjithshëm para se të vendosi këmbën në organin e drejtësisë duhet të kalojë përmes vettingut. Pa kaluar këto dy filtra askush nuk mund të ngrohë karrigen e posteve të drejtësisë”- tha Aliabeaj.

Pas kësaj ka ndërhyrë deputetja Felaj, e cila tha se opozita nuk e ka dashur asnjëherë vettingun dhe nuk e ka votuar atë.

“Sot jemi më afër BE-së, dhe BE kërkon se përpara se të nisim negociatat të vijojmë me reformën në drejtësi. Ju nuk e keni dashur. Ligji për Vettingun e parashikon që për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, prokurorët dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm do të bëhet me përparësi”, tha deputetja Felaj.

Por sipas deputetit demokrat, një nga kushtet kryesore për integrimin e vendit në BE është lufta kundër krimit, ndaj sipas tij “për këtë arsye Rama po zvarritet dhe po i përgjërohet PD-së për një pakt, që në fakt është një pazar politik”.

Duke u ndalur tek çështja e kryeprokurorit, Alibeaj shtoi se “Kanë vendosur kritere selektive për të çuar aty njerëzit e tyre. Ndaj nuk ka kandidatë. Nuk bëhet fjalë për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm, por do të jetë misionar i Ramës”.

Të fundit