Flash News

KRYESORE

Zgjedhja e Ruçit, Ylli Rakipi: E tmerrshme që drejtohemi nga të njëjtët njerëz si 30 vite më parë

Zgjedhja e Ruçit, Ylli Rakipi: E tmerrshme që drejtohemi nga të

Moderatori i emisionit ‘Të Paekspozuarit’, Ylli Rakipi ka folur në ‘News 24’ për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në postin e kryetarit të Kuvendit. Rakipi tha se e sheh me sy kritik këtë zgjedhje, jo për shkak të së kaluarës komuniste të Ruçit, por sepse Shqipëria vazhdon të drejtohet nga të njerëz si 30 vite më parë.

“Unë e shoh me sy kritik zgjedhjen e Gramoz Ruçit jo sepse është komunist. Ka qenë i implikuar në disa çështje që ka dalë i pafajshëm. E tmerrshme është që Shqipëria drejtohet nga një grup njerëzish si 30 vite më parë. Të diskutosh komunizmin e Gramoz Ruçit me këtë varfëri dhe krim që ka Shqipëria, nuk ka asnjë vlerë. Kjo është e frikshme sepse ne nuk kemi opozitë”, u shpreh Rakipi.

Rakipi u shpreh i bindur se kjo legjislaturë do të jetë më e dobët sa i përket nivelit të deputetëve, krahasuar me legjislaturën e kaluar.

Të fundit