Flash News

KRYESORE

Zgjedhje lokale pa opozitën? Blendi Klosi qëndrime më radikale se Edi Rama

Zgjedhje lokale pa opozitën? Blendi Klosi qëndrime më radikale se

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është shprehur se mazhoranca do t’i zhvillojë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, edhe pa opozitën. Në emisionin ‘Tempora’, deputeti socialist shtoi se ai ka nisur punën intensive që prej shtatorit, për të zgjedhur kandidatin dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të Beratit.

“Pyetje pa kuptim për përfaqësues të Partisë Socialiste, pasi ne fushatën e kemi filluar një vit më parë. Që nga shtatori, 2-3 herë në javë shkoj ne Berat, ku bëjmë analiza për kandidatet për këshillin bashkiak e të tjerë. Mbase, opozita nuk do të hyjë në zgjedhje sepse e ka të qartë së do humbas”, deklaroi Klosi permes nje gjuhe me radikale se edhe kryeministri Edi Rama.

Eksponent të lartë të opozitës kanë deklaruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Klosi ka një përgjigje edhe për këtë: “Në klasë të trete çuni im thotë që nuk do të lejojë shokët të luajnë. Është njësoj edhe kërkesa e opozitës. Në demokraci funksionale gjithë gjerat bëhen përmes zgjedhjeve”, deklaroi Klosi.

Të fundit