Flash News

KRYESORE

Zgjedhje lokale pa opozitën? Rama: Standardet më të rëndësishme së numri i partive

Zgjedhje lokale pa opozitën? Rama: Standardet më të

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, ku u diskutua për kandidatët e mazhorancës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kreu i ekzekutivit deklaroi se mungesa e opozitës nuk cënon procesin, pasi zgjedhjet i bëjnë standardet dhe jo mos-pjesëmarrja e një osë dy partive.

“Në një palë zgjedhje, të gjithë duhet të kenë të drejtën të zgjedhin, por ka edhe nga ata [i referohet partive të opozitës] që nuk duan të marrin pjesë dhe ua lënë të tjerëve këtë përgjegjësi. Zgjedhjet nuk i bën pjesemarrja e disa partive, por i bëjnë standardet dhe për sa kohë që standartet janë të garantuara, nuk kemi të bejme më nje cënim të sistemit demokratik, por me vendimarrjen legjitime të një force që vendosë të vrasë veten politikish”, deklaroi Rama.

Për të, mazhoranca do të tentojë të fitojë 61 bashkitë në vend përmes përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë. “Jam i keqardhur që opozita e PD-së dhe e LSI-së ka vendosur të shkojë në një rrugë pa krye por uroj të kthehen sa më shpejt, megjithatë ne nuk do të bëjmë asnjë përpjekje. Në një sistem demokratik, askush nuk është i detyruar të marrë pjese me zor ne nje process zgjedhor. Nga ana tjeter, mazhoranca nuk ka asnjë detyrim  të tërheq me zor ata që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje”, nenvizoi Rama.

Të fundit