Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Zgjedhje më 30 qershor? Meta paralajmëron mazhorancën: Kush vazhdon me kokëfortësi do mbajë përgjegjësi
Presidenti Ilir Meta u pyet sot në një konferencë me gazetarët që në orën 08.00 të mëngjesit lidhur me një plan B, nëse dekreti i tij për anulimin e zgjedhjeve nuk zbatohet, ashtu siç ka paralajmëruar vazhdimisht mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama.
Sipas Metës, presidenti nuk ndërhyn në punët partiake, por sqaron se kush vazhdon me kokëfortësi do të marrë të gjitha përgjegjësitë dhe askush nuk do ta justifikojë dot.
“Mbetem durimplotë edhe pse janë shpërdoruar më shumë se dy javë që kur krijova këtë dritare për dialog e reflektim nga të dyja palët. Do të vazhdoj të jem i qetë, por duhet të keni të qartë se presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake, por lidhur me 30 qershorin kjo datë ka rënë dhe nuk ekziston më ligjërisht.
Kush bën zgjedhje partiake është i lirë, presidenti nuk ndërhyn në punët e brendshme të partive. Në Shqipëri ka vetëm një institucion që vendos datën e zgjedhjeve, ky është Presidenti i Republikës, kush vazhdon me kokëfortësi do të marrë të gjitha përgjegjësitë dhe askush nuk do ta justifikojë dot”, u shpreh Meta.