Flash News

KRYESORE

Zgjedhje me lista 100% të hapura, PD tregon si do jetë modeli i fletës së votimit

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore ka treguar para gazetarëve një shembull se si mund të ishte një fletë votimi, nëse pranohet propozimi i opozitës së bashkuar për lista 100% të hapura.

Sipas Bylykbashit, është një model që e përdor aktualisht edhe Kosova dhe nuk është libër i trashë, siç thotë Edi Rama.

“Fleta e votimit me koalicione nuk është libër i trashë, siç thotë Edi Rama. Do të vazhdojë të jetë e thjeshtë.

Më poshtë një shembull i fletës së votimit me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore. Shembulli tregon që nuk ka asnjë pengesë për zbatimin e listave të hapura 100% dhe koalicioneve parazgjedhore.

Është detyrim sot që lista e kandidatëve të çdo partie edhe të koalicionit të publikohet. Zgjedhësi duke përzgjedhë partinë, më pas zgjedh me numër edhe kandidatin që do votojë.

Fletë votimi e thjeshtë për problemin e Ramës, pra është gënjeshtër. Ky është modeli që ka Kosova, ka edhe zgjidhje të tjera", thotë Bylykbashi.

Ai shton se kur mazhorancës iu kërku për hapje listash, përgjigja ishte politike.

"Për dy orë u përpoq të thoshte jo me fjalë të tjera dhe në përfundim doli qartë se historia e listave është alibi që të heqin koalicionet parazgjedhore. Ishte një orëve për dy orë, nuk ka asnjë reagim deri tani”, thotë zyrtari i PD.

Lexo edhe: Bylykbashi hedh poshtë argumentin e Ramës: Si mund të funksionojnë listat e hapura pa heqje koalicionesh

Lexo edhe:A “fshihet” PS pas kuotave gjinore për listat e pjesshme? PD propozon zgjidhjen:  

Të fundit