Flash News

KRYESORE

‘Zgjedhje me shkelje, por të certifikuara’, si e ‘lexuan’ Rama dhe Basha raportin e OSBE/ODIHR për 30 qershorin

Dje, u publikua raporti përfundimtar OSBE/ODIHR për zgjedhjet e zhvilluara në 30 qershor për organet e qeverisjes vendore.

I përbërë nga plot 34 faqe, në raport u konstatuan një sërë problematikash, ndonëse dita e votimeve u cilësua e qetë.

Pas këtij raporti, pati një furtunë reagimesh, kryesisht nga radhët e opozitës, duke e cilësuar raportin si një provë se 30 qershori nuk ishte kushtetues, pas zhdekretimit të zgjedhjeve nga presidenti.

Por, si e kanë interpretuar kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha këtë raport final.

Sot paradite i pari reagoi Rama, sipas të cilit raporti ka certifikuar zgjedhjet si legjitime.

Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha doli në një deklaratë për shtyp dhe thekson se konstatimet e dala nga ky raport rrëzuan jo vetëm 30 qershorin, por të gjithë shtetin e Edi Ramës.

Sipas Bashës, raporti përmban prova dhe fakte për të filluar hetime kriminale ndaj një sërë personash dhe institucionesh.

“Siç konfirmon raporti, nuk ka ligj, nga Kushtetuta deri tek vetë rregulloret e KQZ-së që të ketë mbetur pa u shkelur.

Nuk ka institucion zgjedhor që nga KQZ tek numëruesit dhe vëzhguesit që nuk ka shkelur ligjin.

Së pari, raporti konfirmon se votimet e 30 qershorit ishin antikushtetuese dhe u mbajtën në shkelje të dekreteve të Presidentit.

Së dyti raporti konfirmon se votimet e 30 qershorit nuk ishin zgjedhje dhe nuk patën asnjë lidhje me të drejtën e popullit për të zgjedhur përfaqësuesit dhe drejtuesit e pushtetit vendor. Ato ishin një farsë zgjedhore dhe tallje demonstrative me pluralizmin politik dhe demokracinë përfaqësuese.

Së treti, për të realizuar këtë farsë antikushtetuese dhe një partiake u shkelën ligjet dhe standardet zgjedhore. Në mënyrë të veçantë nga KQZ i cili portretizohet më shumë si organ partiak se sa si institucion i pavarur dhe i paanshëm kushtetues.

I vetmi aspekt normal që ka gjetur raporti është që socialistët nuk janë rrahur me njëri-tjetrin në qendrat e votimit bosh.

Pa hyrë në detaje dhe konstatime të qarta, dua të theksoj dy përfundimet kryesore të raportit:

  1. Votimet e 30 qershorit ishin antikushtetuese, të paligjshme dhe të pandershme
  2. Votimet e 30 qershorit ishin një farsë moniste dhe e përfaqësimit politik dhe shkatërrim i demokracisë”, tha Basha ndër të tjera.

30 qershori, OSBE/ODIHR nxjerr raportin final: Zgjedhjet jo demokratike. Qëndrimet e KQZ, cënuan procesin

“Rrëzoi 30 qershorin dhe shtetin e Ramës”, Basha flet për prioritetin e menjëhershëm pas raportit të OSBE/ODIHR

Të fundit