Flash News

KRYESORE

Zgjedhje mes debatesh dhe pandemisë, sot votohet për rektorët dhe senatet akademike në 12 universitetet e vendit

Zgjedhje mes debatesh dhe pandemisë, sot votohet për rektorët dhe

Shqipëria sot zhvillon zgjedhjet në 12 universitetet e vendit për të zgjedhur rektorët, senatet akademike dhe përgjegjësit e departamenteve.

Procesi ka nisur prej orës 08.00 të mëngjesit dhe pritet të zgjasë deri në orën 16.00 në 12 universitetet e vendit.

Megjithatë, ky proces po zhvillohet në një kohë të pazakontë, mes një gjendjeje pandemie, me të cilën Shqipëria vijon të përballet prej muajit mars.

Personeli akademik dhe studentët ka nisur t’u drejtohen kutive të votimit, ndërsa në Universitetin e Tiranës kandidojnë për postin e rektorit Artan Hoxha, Kozeta Sevrani dhe Mimoza Hafizi kurse për Senat Akademik kanë kandiduar të rinj studentë të fakulteteve.

Procesi i zgjedhjeve është shoqëruar edhe me debate gjatë gjithë kësaj kohe, nisur nga data e përcaktuar, pra sot në 30 korrik.

Debati konsistonte se kjo datë nuk ishte e favorshme jo vetëm për faktin se jemi në situatë pandemie, por edhe në periudhë vere.

Po, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, nga foltorja e Kuvendit pak ditë më parë tha se zgjedhjet për universitete u vendosën për sot pas kërkesës së 11 nga 12 rektorëve.

Kujtojmë se rektori aktual, Mynyr Koni nuk rikandidon dhe nuk i njeh këto zgjedhje.

Të fundit