Flash News

KRYESORE

Zgjedhje në Rusi, Putin i sigurt drejt mandatit të katërt

Rusia ka zhvilluar sot zgjedhjet presidenciale ku Vladimit Putin synon një mandat të katërt në krye të Kremnlinit. Sipas mediave vendase, Putin është pranë realizimit të qëllimit të tij, pasi nga 22% të votave të numëruara deri tani, ai kryeson me 72% të votave.

Me këtë rezultat duket se nuk do të jetë nevoja e një balotazhi, pasi Putin, të paktën sipas exit poll-eve, pritet që të marrë mbi 70 për qind të votave. Ndërsa udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny nuk u lejua të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të një dënimi në fuqi.

Ndërkohë, videot e publikuara së fundmi kanë zbuluar se si bëhet vjedhje votash në mënyrë që Presidenti rus Vladimir Putin të vazhdojë të drejtojë vendin. Këto raste ngrenë pyetjen në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve teksa Putin drejtohet i sigurtë për në mandatin e katërt në Kremlin.

Të fundit