Flash News

KRYESORE

“Zgjedhje nuk do të ketë, për këtë ju garantoj”, lexoni çfarë deklaronte Rama në 2006-ën për ‘vendoret’

“Zgjedhje nuk do të ketë, për këtë ju

Kryeministri Edi Rama refuzon të pranojë kërkesën e opozitës për shtyrje të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe krijimit të një qeverie teknike. Argumenti që përdor Rama është se nuk mund të shkelë Kushtetutën për të shtyrë zgjedhjet, vetëm sepse këtë e kërkon opozita.

Por çfarë deklaronte Rama në vitin 2006-të kur ishte lider i opozitës dhe kryebashkiak i Tiranës, ndërkohë që vendi përgatitej të hynte në zgjedhjet lokale? Shumë prej qëndrimeve të Ramës 13 vite më parë i lexojmë edhe sot në deklaratat e Lulzim Bashës, por ndonëse në 2006-ën Ramës iu plotësua kërkesa për shtyrjen e zgjedhjeve, i njëjti veprim nuk po ndërmerret sot nga i njëjti njeri.

Edi Rama – 12 dhjetor 2006: Jemi në një moment agonie të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sot fatin e vendos vetëm vota e lirë dhe nuk ka Zot në tokë që e prek atë, sepse ne jemi forca e së ardhmes ndryshe. Ne duhet të jemi të gatshëm të sakrifikohemi në emër të Partisë Socialiste. Sot nuk është koha të mendohemi për greminën, por për të ardhmen. Ne kërkuam tri gjëra që i pamë si të panegociueshme për të garantuar ecurinë e procesit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Edi Rama – 18 dhjetor 2006: Shtyrja e datës së zgjedhjeve është një hap i rëndësishëm në rrugën e garantimit të standarteve. Shtyrja e datës së zgjedhjeve është një hap i rëndësishëm në rrugën e garantimit të standardeve, pasi ajo mundëson realizimin e listave të zgjedhësve, brenda 85 ditëshit të kerkuar prej nesh.

Edi Rama - 24 dhjetor 2006: Kryeministri i Shqipërisë i trembet zgjedhjeve. Ai do zgjedhje të deformuara, ose nuk i pranon, ndërsa ne duam zgjedhje të lira e të ndershme, ose zgjedhje nuk do të këtë, për këtë ju garantoj.

Të fundit