Flash News

KRYESORE

Zgjedhje pa opozitën? Berisha paralajmëron pasojat

Zgjedhje pa opozitën? Berisha paralajmëron pasojat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sërish Edi Rama të mos guxojë të organizojë zgjedhje lokale pa opozitën më 30 Qershor. Në emisionin ‘360 gradë’, ku po diskutohet tema “Fati politik i PD-së, çfarë ndodh më 30 qershor’, ai deklaroi se mund të ketë përplasje të fuqishme mes qytetarëve dhe narko-shtetit.

“Kjo është një betejë që do shkojë në finale. Nuk shoh zgjidhje përveç një përplasje te fuqishme, pasi janë konsumuar të gjitha mjetet e tjera. Marrëveshja e 2017-ës, në vend që ti jepte vendit paqen i dha dosjet 339 dhe 184. Marrëveshje te dytë me Edi Ramën nuk do të bëjë njeri. Ose do e përmbysim regjimin ose opozita do shkoj drejt asgjësimit te saj. Çfarë nënkuptoj me përplasje te fuqishme? Ne njërën ane është popullit, në anën tjetër është narko shtetit. Do ketë përballje me narko-shtetin”, deklaroi Berisha, qe shtoi se nderkombetaret nuk kane marre persiper te zgjidhin krizen.

“Jo 30 qershori, 30 maji më duket një datë e largët për ekzistencën e Edi Ramës kryeministër”, theksoi më tej Berisha.

Opozita po përgatitet për protestën e radhës kombëtare, atë të 11 majit. Vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha ka thënë se 11 maj përballja do të jetë vendimtare.

Të fundit