
Flash News
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
"Liria funksionon", PD përshëndet qëndrimin e DASH: E drejta vonoi, por u kthye në vend
“Reuters”: Rama kërkon mandatin e katërt në zgjedhjet e dominuara nga korrupsioni dhe bandat kriminale

Fitim Zekthi
Ka shumë raste në politikë, apo në beteja të tjera ku, për t’u tërhequr duhet më shumë kurajë, se sa të ecësh përpara. Protestat e opozitës dhe kërcënimi i saj për të mos hyrë në zgjedhje është saktësisht një nga këto raste. Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë tashmë në pikën ku tërheqja është e pamundur e kësisoj, Shqipëria ose do të mbajë zgjedhje të njëanshme pa opozitën, zgjedhje ku do të marrë pjesë vetëm Partia Socialiste me “aleatët e saj” (që janë të gjithë pa asnjë peshë), ose do të kemi zgjedhje në të cilat Edi Rama nuk do të jetë kryeministër.
Situata politike është e tensionuar. Secili pret duke menduar se fitimi i kohës është në favor të tij. Një luftë e egër, e pamoralshme nga ana e shumicës socialiste sidomos, zhvillohet nëpërmjet atyre që quhen proxy, pra njerëz dhe mjete, media, analistë, politikanë, të cilët zyrtarisht nuk përfaqësojnë qëndrimin e partive apo grupeve politike në luftë, por janë pjesë themelore e tyre. Një pjesë e kësaj armate proxy tërë kohës sulmon opozitën duke përdorur terma dhe prodhuar narrativë edhe më të ashpër apo ulët se sa ajo e vetë qeverisë.
Pavarësisht të gjithave, pas ditësh ose edhe orësh, situata do të bëhet më e qartë. Çdo zgjidhje që do t’i jepet kësaj gjendjeje, tashmë të rënduar nga lufta e ashpër politike dhe nga kriminalizmi domethënës i qeverisjes, ku kalimi i tonelatave me drogë u kthye në rutinë, ku mjaft deputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë socialistë ranë rrugës si pasojë e të ligjit të dekriminalizimit, ku është vërtetuar se pushtetarë të lartë socialistë kanë bashkëpunuar me njerëz të botës së krimit për të blerë vota, do të ishte problematike. Gjërat kanë shkuar larg. Do të duhej të ishin penguar kohë më parë, do të duhet që minimumi zgjedhjet e fundit të mos ishin errësuar nga dyshimi i blerjes nga njerëz të lidhur me krimin.
Zgjidhja e parë, ajo e koalicionit pa Ramën kryeministër dhe me qeveri kalimtare do ta çonte vendin në zgjedhje të pranueshme, ndonëse do ta mbante të hapur konfliktin dhe luftën e egër politike për shkak se akumulimi i parasë kriminale, bashkëpunimi me krimin dhe korrupsioni do të përpiqeshin të gjenin një mënyrë për të mbijetuar.
Ndërsa zgjidhja tjetër, ku PS hyn në zgjedhje e vetme, me Ramën kryeministër, do të ishte më e keqja, e cila jo vetëm do ta mbante konfliktin politik hapur, por do ta bënte atë shumë më të ashpër në kushtet kur edhe legjitimiteti i zgjedhjeve do të ishte i rrënuar. Në qoftë se rasti i parë do të prodhonte zgjedhje dhe qeveri me legjitimitet, pa e zbehur konfliktin e egër politik, duke pritur një ditë tjetër për betejë, rasti i dytë do të ishte dramatik sepse konflikti do të vinte duke u rritur nga dita në ditë dhe legjitimiteti i zgjedhjeve do të ishte shkatërruar.
Ideja se kërkesa e opozitës është ekstreme, jo demokratike, apo i hap rrugë një precedenti sipas të cilit edhe PS nuk hyn në zgjedhje, është thjesht qesharake. Situata është e paprecedentë, opozita e sotme ka hyrë në zgjedhje në vitin 2000, kur vendi kishte tension edhe më të lartë, në vitin 2001 apo 2003, kur koalicioni në pushtet ishte shumë më i gjerë se sa tani dhe kur në zgjedhje përfshihej drejtpërdrejt edhe policia. Megjithëse koalicioni ishte shumë i fuqishëm dhe agresiv, megjithëse policia ndërhynte në zgjedhje, opozita nuk bojkotonte sepse sistemi i jepte mundësinë e daljes përballë, e mbrojtjes së votës, ndonëse në kushte të pabarabarta.
Tani kur është ndërtuar, nëpërmjet pushtetit politik, një sistem i hierarkisë sociale, ku bosë të rëndësishëm përdorin burimet e shtetit dhe kur ky sistem ka krijuar një marrëdhënie padron-klient që nis nga struktura të larta shtetërore dhe zbret deri tek individët në fshatra, kur mijëra tonë drogë, deri edhe kokainë, kanë destinacion ose kalojnë nëpër Shqipëri dhe kur njerëz nga bota e krimit janë brenda pushtetit politik, është e pamundur t’iu dalësh përballë, është e pamundur të luftosh për të mbrojtur votën. Kësisoj ky argument nuk ka asnjë vlerë.
Bojkotimi i zgjedhjeve është një gjë e përhapur në mjaft vende kur është e pamundur të mbahen zgjedhje. Dhe në këto vende qeveritë vendosin të hyjnë të vetme. Në shkencat politike njihen më shumë se 170 raste të këtyre bojkotimeve dhe në mbi 80 për qind të këtyre rasteve konflikti është rritur dhe qeveria ka pasur probleme të thella me legjitimitetin dhe qeveritë janë rrëzuar. Në 20 për qind të rasteve të tjera qeveria ka mundur të konsolidohet përmes represionit.
Në Peru në vitin 2000, Presidenti Alberto Fuxhimori i cili kishte 10 vjet në pushtet, doli i vetëm në zgjedhje teksa kandidati i opozitës Alejandro Toledo i bojkotoi ato. Pas zgjedhjeve konflikti u bë më i madh edhe Fuxhimori u largua. E njëjta gjë ka ndodhur në Jemen në vitin 1997, në Gana në 1992, në Bangladesh në vitin 1996, në Haiti në 2000 etj. Në të gjitha rastet qeveria nuk ia ka dalë ta mbajë pushtetin.
Profesoresha e shkencave politike, Emily Beaulieu që ka studiuar thuajse të gjitha rastet e bojkotimit të zgjedhjeve, vëren se janë dy llojet e sjelljeve të partive që bojkotojnë. Njëra është sjellja gandiane ku bojkotohet paqësisht dhe nuk ushtrohet dhunë me armë, protestat janë përgjithësisht pa dhunë. Lloji tjetër i sjelljes është ai që quhet ‘frikëpërhapës”, ku opozita ndërton milici dhe nis një revoltë të dhunshme. Sipas Beaulieu në shumicën e rasteve protestat gandiane ia kanë dalë pas bojkotit të gërryejnë qeveritë.
Në qoftë se kryeministri Rama do të vendosë të hyjë i vetëm në zgjedhje, duke menduar se opozita mund të jetë një parti e krijuar aty për aty, mund të jetë partia e Gjergj Bojaxhiut, mund të jetë partia e Bamir Topit, ai do të bëjë një veprim që ka dështuar kudo ku ka ka ndodhur. Veprimet, që të qëndrojnë, që të kenë jetëgjatësi, duan legjitimitet. Veprimet politike dhe zhvillimi i zgjedhjeve e kanë kusht jetësor legjitimitetin.
Arthur L. Stinchcombe një nga autorët më të njohur mbi studimet mbi legjitimitetin dhe mënyrën si fitohet, thotë se asnjë qeveri nuk ia del të rrijë në pushtet pa të. Sipas tij, legjitimiteti jo vetëm merret formalisht sipas procedurës, nuk është thjesht pranimi i një autoriteti (nga populli apo entitete të tjera), por është ajo kategori që arrin të krijojë gatishmëri të qendrave të tjera të pushtetit për të mbështetur veprimet e një njeriu apo një institucioni që pretendon këtë legjitimitet. Me fjalë të tjera duhet që në mënyrë të lirë, jo të blerë nga qeveria dhe jo nën presionin e saj, qendrat e tjera të pushtetit të përkrahin aksionet e qeverisë. Pra, duhet që jo vetëm publiku (populli, po e po), por edhe autoritetet morale në shoqëri, interpretuesit dhe studiuesit e ligjit, ata të fesë, gazetarët, akademikët etj., të miratojnë veprimet e qeverisë.
Fakti që qeveria shqiptare, që zhvillon zgjedhje të njëanshme pa opozitën, mund ta blejë këtë legjitimitet nuk tregon se ajo e ka atë. Beaulieu thotë se, edhe në vende të tjera, qeveria e ka blerë por nuk ia ka dalë dot. Opozita zgjidhet nga njerëzit. Në qoftë se njerëzit që mbështesin PD nuk dalin në zgjedhje, ose dalin në zgjedhje për shkak të kërcënimit apo parave, atëherë Rama është dërrmuar.
Në qoftë se votuesit e PD dalin në zgjedhje dhe ndëshkojnë PD për aktin e bojkotit, dhe shumë gjëra të tjera për të cilat e akuzon PS dhe Rama, dhe votojnë parti të krijuara rishtazi, votojnë Topin apo Gjuzin, atëherë PD shkrihet. Është e gjitha kaq e thjeshtë. Por kjo duhet të ndodhë natyrshëm, jo me blerje dhe jo me kërcënime. Për shkak se opozitat e emëruara në Gambia, Bregun e Fildishtë, Bangladesh etj., nuk janë opozita e vërtetë, kanë rënë qeveritë ose qeveritë kanë humbur legjitimitetin dhe kanë hyrë në një cikël krizash që ka shkaktuar tmerre për popujt në ato vende.
Të fundit


Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Maj 2025, 06:45

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
8 Maj 2025, 09:19
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
8 Maj 2025, 09:02
Miu në kthetrat e bufit, Chris LaCivita i përgjigjet drejtpërdrejt Ramës
8 Maj 2025, 08:45
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Maj 2025, 08:30
BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës
8 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Maj 2025, 08:08
Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës
8 Maj 2025, 07:52
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Maj 2025, 07:40


Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës
7 Maj 2025, 22:36



BE i bën thirrje Izraelit të heqë bllokadën humanitare në Gaza
7 Maj 2025, 21:42







