Flash News

KRYESORE

“Zgjedhje pa PD? Çmenduri e Ramës” / Metamorfoza e Kokëdhimës: Opozitën e presim deri më 10 Maj

“Zgjedhje pa PD? Çmenduri e Ramës” / Metamorfoza e

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, drejtues i partisë ‘Zgjidhja’ ka shfaqur dy qëndrime kategorikisht të ndryshme për zgjedhjet e 30 qershorit. Më 6 Prill në emisionin ‘Kjo javë’ në News 24, biznesmeni nënvizonte se nuk do merrnin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, pa opozitën, duke shkuar deri aty sa hodhi akuza të rënda për kryeministrin Edi Rama.

“Ne do të marrim pjesë në zgjedhje nëse ato do të jenë gjithëpërfshirëse, pra ne nuk shkojmë në zgjedhje nëse nuk merr pjesë PD.  Vetëm një lider  i çmendur si Edi Rama mund të bëjë deklarata se ne bëjmë zgjedhje pa opozitën. Ai është i pasinqertë në çdo gjë. Ai para  se të ftojë të tjerët në dialog, ai kokërr kusari duhet të lëshojë zgjedhjet, të lëshojë sovranitetin e shqiptarëve”, ishin fjalët e Kokëdhimës.

I transformuar në mendime dhe me kushte ndaj opozitës u shfaq sot në emisionin ‘Zonë e Lirë’, ku paralajmëroi hyrjen në zgjedhjet lokale. “Do ta presim PD deri në 10 maj, që bashkë me partitë e tjera t’i bashkohen. Parimet e këtij pakti janë parime që nën zë i pranojnë të gjithë. Nëse ata nuk bëhen pjesë, ne do ta konsiderojmë këtë fakt dhe do të shkojmë në zgjedhje. Kemi realitetin e ri politik, grupet e reja parlamentare që u krijuan që ato bien dakort me parimet tona. Ne jemi dakort me deklarimet e tyre për reformën zgjedhore dhe kushtetuese..”, sqaroi Koço Kokëdhima.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha insiston se opozita nuk do hyjë as në zgjedhjet lokale me Edi Ramën kryeministër, i cili sipas tij nuk ofron garanci për një garë të ndershme.

Të fundit