Flash News

KRYESORE

Zgjedhje të parakohshme në maj? Deputeti i PS 'rrëzon" Kryemadhin: Bën shaka, e njoh mirë

Deputeti i PS, Besnik Baraj ka hedhur poshtë deklaratën e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila disa ditë më parë deklaroi e bindur para strukturave organizative se do ketë zgjedhje të parakohshme dhe se ato do të zhvillohen në muajin maj.

Baraj e cilësoi një shaka deklaratën e Kryemadhit, gjatë një interviste në rubrikën 'Opinion' në 'News 24'.

"Kryemadhi bën shpesh shaka, e them këtë se se njihemi mirë", u shpreh deputeti Baraj, kur u pyet nëse priten zgjedhje të parakohshme.

 Deklarata e Kryemadhit:

“Duhet të bëhemi gati që njerëzit t’i çojmë në kutinë e votimit ditën e zgjedhjeve që do jenë në fund të majit, se jam e bindur se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të jenë të parakohshme sepse do jenë socialistët ata që do e vendosin në cep Edi Ramën dhe shoqëria shqiptare do i thotë ‘jo’ krimit të organizuar”.

Të fundit