Flash News

KRYESORE

Zgjedhje të parakohshme në tetor? Lindita Nikolla kundër deputetit Alket Hyseni

Deputetja e Partisë Socialiste, Lindita Nikolla është kundër organizimit të mundshëm të zgjedhjeve të parakohshme në Tetor. Në studion e lajmeve të Ora News, ajo u shpreh se opozita gaboi me djegien e mandateve dhe se e patën mundësinë të ishin pjesë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Ndryshe mendon deputeti Alket Hyseni, qe më datën 2 korrik nuk e përjashtoi si mundësi organizimin e tyre në vjeshte.

“Kjo nuk është çështje sfide dhe ne nuk jemi deshër që do të ndeshemi se kush i ka brirët më të fortë. Por meqenëse opozita ka pretenduar se kjo mazhorancë nuk ka mbështetjen e shqiptarëve ne u kemi thënë që jemi gati që t’iu sfidojmë kur të doni. Ajo që nuk kemi pranuar ne është precedenti i rrezikshëm për demokracinë”, sqaroi Hyseni në Abc News.

 

Të fundit