Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet më 25 qershor, imami shqiptar kërcënon politikën: Mos prekni festat

Zgjedhjet më 25 qershor, imami shqiptar kërcënon politikën:

Data e zgjedhjeve pas marrëveshëveshjes Rama-Basha duket se është kthyer në temë debati që ka shkaktuar mjaft reagime të  në rrjetet sociale. Ka qenë Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari i cili fajëson liderët Rama dhe Basha mbi datën e zgjedhjeve, që është përcaktuar me datë 25 qershor ditë e cila përkon me festën e Bajramit të Madh. Sipas Sytarit ky fenomen nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit, edhe pse feja ishte e ndaluar.

“Jemi befasuar nga 2 drejtuesit kryesor kur dëgjuam se caktuan zgjedhjet ditën e Bajramit. Një fenomen që as në kohen e komunizmit nuk ka ndodhur edhe pse feja ishte e ndaluar. Natyrshëm ne presim reagimin e KMSH por kjo është e pafalshme ndaj shenjtërisë së kësaj dite. Festat tona janë të shenjta e solide që prekja e tyre duhet të jetë kufi i ndaluar për të gjithë”, ka thënë Sytari.

 

Të fundit