Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet/ 90 minuta në kryeministri, përfundon takimi mes Ramës dhe ambasadorëve të BE  

Zgjedhjet/ 90 minuta në kryeministri, përfundon takimi mes Ramës

Foto pas takimit

Ka përfunduar takimi i zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorëve të Bashkimit Evropian.

Ky takim është zhvilluar në ambientet e kryeministrisë me kërkesë të vetë Ramës, i thirrur pas firmosjes së dekretit nga presidenti Ilir Meta këtë mëngjes për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Takimi mes zyrtarëve të BE dhe Ramës ka zgjatur rreth 90 minuta dhe ende nuk ka detaje se çfarë është diskutuar mes tyre.

Kujtojmë se pasi Meta firmosi ç’dekretimin e zgjedhjeve, Kryesia e PS u mblodh menjëherë dhe vendosi që këtë të enjte të nisin procedurat për shkarkimin e presidentit Meta.

Të fundit