Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet e 18 qershorit, Ministria e Brendshme publikon shifrat përfundimtare për ata që kanë të drejtë të votojnë

Zgjedhjet e 18 qershorit, Ministria e Brendshme publikon shifrat

Në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, 3 milion e 450 mijë shtetas kanë të drejtën e votës. Ministria e Brendshme ka publikuar listën e zgjedhësve, ndërsa garanton se janë hequr nga lista emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje. Nga numri në total i personave më të drejtë vote, 136 mijë zgjedhës do të votojnë për herë të parë pasi mbushin 18 vjeç.

Mbi 3 milion e 450 shtetas kanë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare për të gjithë personat që janë mbi 18 vjeç dhe kanë të drejtën e votës.

Statistikat tregojnë se 136.000 zgjedhës votojnë për herë të parë.  51 % e tyre janë meshkuj dhe 49 % femra.

Ministria e Brendshme bën me dije se në listën e përditësuar është ulur numri i shtetasve pa adresë, i dublikimeve, e po ashtu edhe i votuesve mbi 100 vjeçarë.

Nga lista e re janë hequr gjithashtu emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të ‘dekriminalizimit’.

I gjithë proçesi i hartimit të Listës Përfundimtare të Zgjedhësve, sipas këtij institucioni është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, të cilët kanë pasur akses të plotë në çdo etapë të këtij proçesi.

Lista emërore e zgjedhësve publikohen edhe në qëndrat e votimit, kryesisht shkolla pranë vendbanimit tuaj dhe zgjedhësit kanë mundësi të bëjnë verifikime të të dhënave të tyre me qëllim që të ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të votuar në datën e dekretuar nga Presidenti i vendit.

 

Të fundit