Flash News

KRYESORE

"Zgjedhjet e 25 prillit", Rama mbledh për herë të tretë brenda dy javësh drejtuesit e PS në qarqe

"Zgjedhjet e 25 prillit", Rama mbledh për herë të

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një mbledhje me drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqe. Takimi do të mbahet në selinë qëndrore të PS-së në orën 16:00.

Kjo është mbledhja e tretë brenda dy javësh e Ramës me drejtuesit politik të qarqeve, ku në fokus të diskutimeve janë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. parat u mbajtën më 9 shtator dhe 14 shtator.

Në mbledhjen e dytë, Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë kujdes për shërbimet ndaj qytetarëve, sidomos në hipoteka. Po ashtu është vënë në dukje se më shumë problematika për ecurinë e fushatës kanë hasur rajonet veriore, ndërsa qarqet jugore kanë ecuri më pozitive.

Rama e ka bërë të qartë për të gjithë në PS se kërkon mandatin e tretë radhazi qeverisës.

Të fundit